Merr fund gjithçka. Matthijs de Ligt do të jetë një lojtar i Bayernit. Mbrojtësi hollandez ka mbërritur në aeroportin e Torinos, së bashku me partneren Annekee Molenaar, nga ku do niset për në Mynih, për të nënshkruar me skuadrën e re.
22 vjeçari lë Zonjën e Vjetër pas 3 sezonesh. de Ligt u bë pjesë e Juventusit në vitin 2019, periudhë në të cilën vinte nga Ajax.
Prej javësh torinezët ishin në tratativa intensive me kampionët e Gjermanisë për transferimin e tij dhe vetëm sot ka ardhur konfirmimi. Pritet zyrtarizimi.