Familja e Michael Schumacherit ka luftuar për t’i “varrosur” sekretet e fotografisë së legjendës së Formula 1, të cilat ishin zbuluar nga një “mik” i tij, tre vjet pas aksidentit tragjik.
Thuhet se personi në fjalë i kishte kontrabanduar fotografitë e ish-pilotit të Ferrarit në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës në vitin 2016 dhe se i kishte vendosur ato në shitje për 1 milion euro.
Asnjë fotografi e as video e Schumacherit nuk janë publikuar që prej aksidentit me ski që e ka pësuar në vitin 2013 në alpet franceze. Ndërkohë, edhe lajmet për ish-pilotin gjerman janë të rralla.
Ai ka pësuar dëmtime të rënda në tru dhe për një kohë kishte qëndruar në gjendje kome. Pas një viti, është zgjuar dhe ishte me vetëdije. Nga ajo kohë, Schumacher është duke qëndruar në Zvicër së bashku me familjen e tij.
Një fotograf anonim e kishte mundësinë ta shiste pamjen e parë të 53 vjeçarit të lënduar. Ky person i panjohur thoshte se ishte mik i afërt i Schumacherit, ndërsa theksonte se e posedonte fotografinë e Schumit në shtratin e tij.
Dyshohet se ai i nxori në mënyrë të kontrabanduar fotografitë nga shtëpia e familjes dhe se u përpoq t’i nxirrte ato në ankand. Prokurorët më vonë konfirmuan se një “person i panjohur” i ka marrë fotot “sekrete” dhe se i kishin ofruar ato për t’i shitur për një shumë që lidhet me 1 milion euro.
Prokurorët e kanë quajtur aktin shkelje të të drejtave personale të jetës dhe shkelje të privatësisë. Një hetim ishte nisur në atë kohë, por thuhet se është lënë në pritje, edhe pse gruaja e Schumacher, Corinna, ka kërkuar nga policia të ndërmarrë masa.
Shtëpia mediatike evropiane, së cilës iu ofruan fotot ekskluzive të legjendës së Formula 1, ka refuzuar të zbulonte burimin e saj. Kjo media po ashtu deklaroi se nuk i kishte parë kurrë fotografitë e Schumacher.