Besnikëria është një nga virtytet më të rëndësishme që të gjithë kërkojmë, sidomos kur vjen puna tek lidhjet romantike. Mendjen nuk ia lexojmë dot askujt dhe do ishte një stres i shtuar të menduarit vetëm për këtë çështje. Astrologjia në fakt bazuar tek tiparet bën disa renditje. Disa shenja konsiderohen më besniket, e të tjera më pak. Më poshtë shih renditjen e shenjave, nga më besnikja tek më pak. Të mos mërzitet Ujori.

Gaforrja

Po pyesni se cila shenjë e zodiakut është më besnike? Epo, nëse partneri juaj romantik i përket kësaj shenje, urime jeni me fat! Mund të jeni gati 100 % të sigurt se ata nuk do t’ju tradhtojnë në asnjë mënyrë sepse Gaforrja është pa dyshim shenja më besnike dhe e ndershme e zodiakut. Kjo shenjë zakonisht e ka të vështirë të gjejë shpirtin binjak, por sapo një Gaforre bie në dashuri me të vërtetë, ai jep gjithë veten dhe nuk tradhton.

Akrepi

Akrepi dihet se është një nga shenjat më xheloze dhe posesive të zodiakut. Sidoqoftë, ata janë gjithashtu një nga njerëzit më besnikë që do të takoni. Dhe kjo nuk lidhet vetëm për marrëdhëniet në çfit. Akrepët janë miq besnikë dhe punonjës të tillë gjithashtu. Një nga cilësitë e tyre më të mira në marrëdhënie është fakti që Akrepët nuk heqin dorë kurrë nga njerëzit që duan. Një Akrep do t’ju mbrojë gjithmonë edhe nëse e gjithë bota do ishte kundër. Ata do jenë vërtetë për ju pa marrë parasysh pasojat. Ata nuk janë ata që do t’ju braktisin, por përkundrazi ata që qëndrojnë deri në fund për të luftuar për ju edhe me jetën e tyre. Dhe, po, ata do presin të njëjtën gjë në këmbim.

Demi

Disa nga tiparet kryesore të personalitetit të çdo Demi janë kokëfortësia dhe vendosmëria. Ata nuk janë njerëz që heqin dorë lehtë dhe kjo i bën ata një shenjë besnike. Nëse Demi do ta linte partnerin në vështirësi kjo do konsiderohej nga ata si humbje e tyre personale. Sapo Demi të dashurohet me ju, ata bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’ju bërë të ndiheni sikur jeni vajza/djali më me fat në botë.

Virgjëresha

Duke qenë një shenjë toke, Virgjëresha pëlqen të mbajë gjithçka në jetën e saj të rregullt. Nuk i pëlqen të luajë lojëra dhe zakonisht është e qëndrueshme dhe besnikë kur vjen fjala tek lidhjet. Kur një Virgjëreshë bën një betim dhe premton të qëndrojë me ju në kohë të vështira, jini të sigurt se ata nuk do të largohen kurrë nga ju. Është e vërtetë se kjo shenjë e horoskopit qëndron pranë partnerit gjatë ditëve të mira dhe të këqija. Sidoqoftë, ata gjithashtu kanë një anë të errët. Sapo të humbasin interesin, ata do të jenë gati të largohen nga ju brenda pak sekondash. Ata bien në dashuri shpejt, por gjithashtu ju zëvendësojnë shpejt. Por, nëse të dy jeni shpirtra binjakë, mund të jeni të sigurt se kjo nuk do ndodhë.

Luani

Është fakt i njohur që Luanët kanë ego të madhe. Kjo është shenja që nuk mund ta durojë dikë që e fyen ose e nënçmon, në asnjë mënyrë. Ata kanë një personalitet të ashpër dhe janë krejtësisht të aftë të mbrojnë veten dhe të tjerët. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ata kënaqen duke e ulur partnerin e tyre vetëm që të ndihen superior ndaj tyre. Në vend të kësaj, një Luan dëshiron që partneri i romantik të ketë reputacion të mirë gjithashtu dhe është gati të bëjë gjithçka që duhet për të qenë fiks kështu. Ata gjithmonë do të qëndrojnë me të dashurit e tyre, duke qenë gati t’i mbrojnë ata nga çdo rrezik i mundshëm. Nëse diçka e keqe iu ndodh njerëzve që ata duan, do bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të rregulluar gjërat dhe për t’i mbrojtur ata. Luani është besnik vetëm ndaj atyre që kanë një vend të veçantë në zemrën e tij/saj.

Binjakët

Përkundër besimit dhe pavarësisht se janë shenjë uji Binjakët janë në fakt një zodiak mjaft besnik, dhe i duan lidhjet afatgjata. Binjakëve u pëlqen të luajnë lojëra, gjë që zakonisht i bën njerëzit të mendojnë se ata që kurrë nuk mund të vendosin të përfshihen në një lidhje serioze. Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe. Binjakëve u duhet kohë për të gjetur dikë që është mjaft i denjë për ta që të heqin dorë nga jeta e tyre beqare, por pasi ta bëjnë këtë, gjithçka në jetën e tyre ndryshon. Sapo ata bien në dashuri me dikë vërtet dhe gjejnë të duhurin, ata bëhen plotësisht të përkushtuar ndaj marrëdhënies së tyre. Ata kthehen në një partner të përkushtuar dhe besnik në një kohë të shkurtër. Pra, po, Binjakëve mund t’u duhet më shumë kohë për t’u hapur me të tjerët dhe për t’u lidhur me ta, por pasi ta kenë bërë, ata kurrë nuk do të vënë në dyshim angazhimin e tyre. Ata thjesht presin për atë person të veçantë.

Peshorja

Peshorja është një shenjë romantike që nuk ka probleme me lidhjet kur gjejnë personin e duhur për ta. Epo, gjërat nuk janë aq të thjeshta kur bëhet fjalë për këtë shenjë të zodiakut. Ajo që i pengon Peshoret të jenë 100% besnike ndaj partnerit të tyre është natyra e pavendosur, e cila shpesh i bën ata të veprojnë në mënyrë jokonsistente në një marrëdhënie. E vërteta është se ju mund të prisni gjithçka nga një Peshore, ata mund të jenë plotësisht të përkushtuar një ditë dhe pastaj thjesht zhduken ditën tjetër, sikur të mos kishit rëndësi për ta. Ata kurrë nuk janë të sigurt nëse kanë gjetur personin e duhur apo nëse duhet të vazhdojnë të kërkojnë. Ata gjithmonë mendojnë se ndoshta do të ishin më të lumtur me dikë tjetër dhe kjo është ajo që shkatërron të gjitha romancat e tyre të mundshme.

Bricjapi

Bricjapët kanë zakon të mbajnë të gjithë ngarkesën emocionale nga marrëdhëniet e mëparshme me veten. Kjo është shenja që iu jep shumë njerëzve të gabuar dhe kjo gjë u kushton shumë. E gjithë kjo traumë që ata kalojnë në të kaluarën shkatërron aftësinë e tyre për t’u lidhur me njerëz të rinj. Gabimi i tyre më i madh është fakti që ata mendojnë se të gjithë do t’i lëndojnë njësoj si ish -at e tyre, gjë që nuk i lejon ata të jenë plotësisht besnikë ndaj partnerit të tyre.

Dashi

Dashi është një shenjë që ndjek gjithmonë ndjenjat, pa marrë parasysh çfarë sjellin. Mos u keqkuptoni, kjo nuk do të thotë që Dashi nuk është aspak i aftë të jetë besnik. Thjesht do të thotë që ata nuk do kenë problem të largohen nga lidhja e tyre afatgjatë nëse ndodh që ata të bien në dashuri me dikë tjetër. Kjo, në një farë mënyre, i pengon ata të marrin titullin si shenja më besnike e zodiakut. Jo, ata nuk do të jenë jobesnikë ndaj partnerit romantik, por nuk qëndrojnë më shumë nëse nuk ndihen të lumtur. Ndonjëherë, ata tregojnë sjellje posesive gjithashtu, e cila lidhet me karakterin e tyre ambicioz dhe mbrojtës.

Shigjetari

Ata janë gjithmonë në kërkim të aventurave dhe nuk mund të qëndrojnë në një vend për një kohë të gjatë. Kështu, Shigjetari nuk është një shenjë shumë besnike pasi shpirti i tyre i lirë i kontrollon ata.

Peshqit

Peshqit shpesh janë aq të zhytyr në botën e tyre imagjinare dhe të nxitur nga frymëzimi i tyre, saqë ndihen të prirur moralisht për t’i ndjekur. Sapo të ndiejnë se kanë marrë shumë nga një lidhje, ata do të largohen pa bërë shumë zë.

Ujori

Kur bëhet fjalë për shenjën më pak besnike në zodiak, Ujori është i pari! Kjo është shenja e cila ka frikë të tregojë fytyrën e vërtetë dhe të tregojë dobësitë që pavarësisht sa shumë mund të kujdesen për ju.