Situata mbetet problematike në Portugali, ku termometri ka shënuar 43 gradë Celsius dhe zjarret masive po vijojnë prej disa kohësh.
Zjarrfikësit po përpiqen në maksimum të mbajnë situatën nën kontroll, ndërsa thatësira po e favorizon në maksimum vatrat.
Më të prekura për momentin janë pyjet në veri të Lisbonës, Portugali, ku banorët po ndihen akoma më të rrezikuar dhe deri më tani kanë mbetur të plagosur 29 persona.
Shumë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të flakëve dhe tymit të përhapura masivisht.
Sipas Sky News pjesa më e madhe e vendit po përjeton thatësirë, ndërsa kryeministri i Portugalisë ka paralajmëruar se gjërat ka të ngjarë të përkeqësohen në ditët në vijim, pasi temperaturat pritet të rriten deri në 46 gradë Celsius.
Shkencëtarët pajtohen se ndërsa bota jonë ngrohet, ajo po shkakton ngjarje gjithnjë e më të shpeshta, gjithnjë e më të rënda të motit.