Temperaturat në Spanjë parashikohen të arrijnë 44 gradë Celsius, në një valë të nxehti midis së martës dhe së enjtes, vetëm tri javë pas periudhës së fundit të nxehtë, njoftoi shërbimi i motit AEMET.

Trembëdhjetë nga 17 rajonet autonome të vendit vendosën sot nivele alarmi të verdhë, portokalli ose të kuqe.

Më së shumti është prekur qendra e vendit dhe pjesa jugperëndimore e ishullit të pushimeve të Majorkës, ku priten temperatura deri në 36 gradë Celsius.

Banorët janë në kërkim të shatërvanëve dhe qendrave tregtare me ajër të kondicionuar, në një përpjekje për t’i shpëtuar vapës.

Parashikimi për Madridin ishte për 39 gradë Celsius për sot, për t’u rritur në 41 të mërkurën dhe 42 të enjten.

Temperatura prej 44 gradësh është parashikuar për luginën e Tagus, në jugperëndim të kryeqytetit, të enjten.

AEMET parashikon se temperaturat maksimale do të bien midis 25 dhe 35 gradë gjatë ditëve në vijim, por vetëm përgjatë brigjeve të Atlantikut dhe Mesdheut.

Rekordi i të gjitha kohërave u vendos në gusht të vitit të kaluar në Montoro, Andaluzi, ku merkuri arriti në 47,4 gradë Celsius.

Del Campo parashikon se së shpejti do të kalojë 50 gradë.