Spitalet në landin verior gjerman të Schleswig-Holstein po përballen me mungesa të rënda për shkak të rasteve të Covid-19 midis anëtarëve të stafit.
”Numri i pacientëve në mbarë vendin është rritur ndjeshëm. Dhomat e urgjencës në veçanti janë të mbingarkuar në mënyrë disproporcionale”, theksoi Patrick Reimund, drejtor menaxhues i shoqatës së spitalit Schleswig-Holstein.
Ai tha se një faktor kyç në përhapjen e virusit mund të ketë qenë ngjarja masive ”Java e Kielit”, që u zhvillua nga 18-26 qershor.
Tashmë javën e kaluar, Qendra Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein njoftoi se do të mbyllte përkohësisht disa departamente, me 479 punonjës në karantinë.
Qendra e kujdesit shëndetësor do të kërkojë kompensim për të ardhurat e humbura pasi duhet të shtyjë ose pezullojë trajtimet e planifikuara.