Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi tha sot teksa prezantoi vendimet e qeverisë në lidhje me sektorin e tij se një botë si kjo, ku lufta në Ukrainë ka destabilizuar balancat e sigurisë në glob, sulmet kibernetike do të jenë një realitet i vazhdueshëm.
Duke iu referuar sulmit kibernetik ndaj faqeve të ministrive të vendit dhe databazave të tyre, Peleshi tha se qeveria është e përgatitur për situata të ngjashme edhe në të ardhmen pasi gjërat kanë ndryshuar shumë në botë që prej luftës në Ukrainë.
“Në rastin e sulmit të fundit kibernetik nuk janë qenë të targetuara sistemet e mbrojtes së Shqipërisë. Konfirmoj publikut të gjerë se asnjë nga sistemet tona të mbrojtes dhe forcave të armatosura nuk kanë ndaluar në asnjë sekond.
Unë nuk mund të zbardh detaje në lidhje me kundërofensivën kibernetike, edhe për shkak se është një punë në proces. Sulmet kibernetike janë probleme që po ndodhin gjithandej. Lufta kibernetike nuk është një domein i së ardhmes, por të sotmes. Prishja e ekuilibrave të rendit botëror pas agresionit rus ka lëkundur të gjitha balancat në botë. Ne jemi të vetëdijshëm që në të ardhmen do të ketë sërish sulme të tillë dhe ne po marrim masat”, tha Peleshi.