Vajza e këngëtares Xhensila Myrtezajt dhe aktorit të humorit Bes Kallakut fesoon sot ditëlindjen e saj të katërt.

Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim mjaft i ndjerë nga Bes Kallaku.

Teksa ka ndarë një foto të Ajkës me ndjekësit e saj, Besi shkruan se vitet fluturojnë dhe këtë e kupton vetëm kur bëhesh me fëmijë.

“Lulja ime e shpirtit, urime 4-vjetorin. Njeriu nuk e kupton kurrë që vitet fluturojnë, përveçse tek fëmija e tij. Janë pak 4 vite, por mbase edhe shumë. Fli sonte në paqe!
E shenjta e shtrenjta ime Ajka.
Gjumi yt i bardhë si lulet e kumbullës! Frymëmarrja jote sikur fryma e Zotit në trupin e krijuar, jetë jetë jetë. Sjellja në jetë e një jetë (fëmije) sillka me vete edhe jetë të tjera, për mua, për nënën tënde, për ata që dinë të duan dhe duan të të duan.
Gjumi yt trëndafil lëshon aromën e frymëmarrjes tënde.
Dhe s’di ç’të bej me gjumin tënd, përveç se jam ulur dhe të lutem si në një vend të shenjtë. U rritsh e lumtur, me Zotin bariun tënd, gjumin ta mbroj unë!
Edhe ëndrra me engjëj pafsh! Të dua me fuqinë e 1000 diejve!”– shkruan ai në dedikimin e tij.