“Kam tradhtuar gruan time duke biseduar me meshkujt në internet. Madje me njërin prej tyre kam folur dhe kam shkëmbyer foto seksuale”, ka rrëfyer një 46-vjeçar për “The Deidre”.
Ai tregoi se “tradhtia” ndaj bashkëshortes vazhdon prej 5 vitesh.
Rrëfimi i plotë:
Ende nuk kam takuar asnjë prej tyre, por mendoj se do të ndodhë herët apo vonë. Mendoj se jam homoseksual dhe kjo ka filluar të shfaqet. Shqetësohem se bashkëshortja ime do ta zbulojë, pasi është dyshuese.
Gruaja ime është 44-vjeçe dhe kemi 7 vite të martuar, por mendoj se kam rënë në dashuri me një mashkull. Ai është 37-vjeç dhe beqar.
Më tha se duhet të pranoj veten kështu siç jam dhe kam filluar të besoj se kjo është gjëja e duhur. Po tradhtoj bashkëshorten, por jam konfuz nëse duhet t’i tregoj dhe ta lë të lirë.