Qendra e re e kontrollit teknik të mjeteve në Vlorë ofron tashmë shërbime me kushte dinjitoze për drejtuesit e mjeteve në këtë qark.

 

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale, pamje nga transformimi i kësaj godine.

 

“Mirëmëngjes dhe me transformimin e Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë mundëson kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për drejtuesit e mjeteve, ka salla të reja për leje drejtimet dhe regjistrimin e mjeteve, kapanone për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve, si dhe zyra shërbimi.