Inflacioni gjatë 12 muajve të fundit në Turqi arriti në 78,62% në qershor, ndërsa nga maji rritja e çmimeve ishte 4,9 për qind, bëri të ditur Instituti turk i Statistikave Kombëtare (TUIK).
Sipas të dhënave të publikuara nga instituti i pavarur ENAG, inflacioni me bazë vjetore ka prekur muajin e kaluar 175,55% nga maji deri në qershor.
Duke filluar nga raporti zyrtar botuar nga TUIK, çmimet janë rritur gjatë vitit të kaluar kryesisht në sektorin e transporteve (123,37%), ushqimeve, pijeve joalkoolike (93,93%), orendive shtëpiake (81,14%), hoteleve, bareve dhe restoranteve (79,95%).