Andi dhe Melisa, çifti i shumëpërfolur nga emisioni “Për’puthen”, u ndanë përfundimisht vetëm pak kohë më parë. Ka qenë pikërisht Andi i cili e ka konfirmuar këtë lajm ku tha se kishin kohë që ziheshin dhe se marrëdhënia ishte bërë toksike.
Si duket Melisa e hodhi pas krahëve historinë me Andin pasi pak ditë më parë është fotografuar me këngëtarin më në zë të estradës, Majk.
Pas gjithë aludimeve për një lidhje të mundshme mes tyre Majk e ka konfirmuar publikisht se mes tyre ka diçka, qoftë kjo miqësi apo një lidhje romantike. Reperi e ka mbështetur publikisht Melisën duke shpërndarë në profil këngën e saj më të re.
Artisti njihet për fanatizmin e madh me të cilin ruan jetën e tij personale dhe ka zgjedhur gjithmonë të mos i bëjë publike lidhjet e tij. Mirëpo fotoja që qarkulloi në rrjet me Melisën ngriti dyshime të mëdha për një lidhje të mundshme mes dyshes.
Dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një prej hoteleve të Tiranës. Nuk dihet ende nëse ka diçka mes tyre, ndoshta nuk ka asgjë dhe janë takuar për një bashkëpunim muzikor. Mirëpo takimet mes kolegësh mund të bëhen dhe diku tjetër, mbase në një kafe. Por gjithsesi nuk bie poshtë mundësia se mes Melisës dhe këngëtarit mund të ketë nisur diçka.