Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është marrë dje në pyetje nga SPAK për rreth një orë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Leli është paraqitur për disa hetime të SPAK që kanë të bëjnë me një aferë për tjetërsimin e pronave.
ReportTv mëson se BKH ka marrë në pyetje Lelin për llogari të hetimit që po ndjek prokuroria Enkeleida Millonai. Të njëjtat burime nga SPAK bëjnë me dije se ndaj Lelit nuk ka asnjë kallëzim apo të jetë person në hetim.
Leli rezulton se ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Kryebashkiaku Leli qëndroi në SPAK një ditë më parë për afro 45 minuta. Ai nuk mori pjesë në takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët në Progradec. Kreu i qeverisë e kritikoi ashpër punën e tij në drejtimin e pushtetit lokal.