Aventurë e re për Angelo Ndreckën. Mbrojtësi i talentuar i përfaqësues Shpresa, ka hedhur firmën në kontratën që e lidh për dy vite me klubin e Pro Patria në Serinë C italiane.
Ndrecka bëri emër në vitin 2019, kur u bë lojtari më i ri që debutonte në Serinë A, asokohe me Kievon. Mbrojtësi i majtë më pas u transferua te Lacio, por nuk ia doli të siguronte një kontratë me ekipin e parë të bardhekaltërve,duke u huazuar te ekipi i Teramos ku luajti pak ndeshje në edicionin e kaluar.
Pasi mbylli kontratën e tij me Lacion, lojtari bëri zgjedhjen e radhës për karrierën e tij, duke firmosur me Pro Patrian e cila ka ambicie që në këtë sezon të tentojë ngjitjen në Serinë B. E vecçanta e Pro Patria është që drejtohet nga femra, pasi presidente është Patricia Testa dhe zëvendëspresidente është vajza e saj, Stefania Salmerigo.