Zhoze Murinjo shkroi historinë më 25 maj në “Air Albania”. Trajneri portugez erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe përjetoi aty një nga netë më të bukura të jetës së tij. Roma fitoi pas shumë e shumë vitesh një trofe, ndërsa vetë “special one” u bë i pari trajner në historinë e futbollit që fiton të treja kompeticionet e UEFA-s.
Një moment i veçantë në karrierë që tekniku luzitan dëshiron ta gdhendë edhe në trupin e tij. “La Repubblica” raporton se Murinjo ka takuat një nga tatuazhistët më të mirë të Romës për të bërë tatuazh trofeun e fituar në Tiranë