Fitimet vijojnë të rriten. Bilanci i sivjetshëm do të shënojë një përmirësim në aspektin e humbjeve, teksa Milani do të arkëtojë 175 milionë euro.MILAN
Vetëm nga të drejtat e Ligës së Kampioneve, do të vijnë të paktën 37 milionë euro, teksa 30 të tjera nga kontrata e sponsorizimit që klubi rinovoi me kolosin “Puma”. Edhe titulli kampion sjell para të freskëta. Plot 25.9 milionë euro për “Djallin” prej triumfit në Serinë A. Arkëtimet e biletave të Champions-it janë një tjetër zë që e përmirëson bilancin me 10.1 milionë euro, ndërsa 3.5 milionë euro të tjera erdhën nga Kupa e Italisë.
Siç dihet, kuqezinjtë kanë çuar në 27 numrin e sponsorëve dhe më i fundit, është “Konami”. Kompania japoneze e videolojrave, u garanton kampionëve të Italisë 6.5 milionë euro për të qenë në fanellat e stërvitjes.
LISTA E ARKËTIMEVE: