Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të bëhet baba me të dashurën e tij ish-gjimnaste.
Kështu shkruan britanikja prestigjioze “Mirror”, duke iu referuar kanalit Telegram General SVR, që zbulon se Putin pritet të bëhet baba në mes të pushtimit të Ukrainës, duke e quajtur atë një “fëmijë lufte”.
Presidenti 69-vjeçar thuhet se tashmë ka bërë dy fëmijë nga 39-vjeçarja Alina Kabaeva, ndërsa tani është në pritje të një vajze.
Nga ana tjetër, të njëjtat raporte pohojnë se kur Putini u njoftua me këtë lajm të bërë publik në media, tha se ka “mjaftueshëm fëmijë”, duke e mohuar.
Kujtojmë se jeta private e Putinit është tepër sekrete dhe deri më tani askush nuk di të konfirmojë me saktësi sesa fëmijë ka.
Vajzat e tij më të njohura janë Maria Vorotsova, 37 vjeç, dhe Katerina Tikhonova, 35 vjeçe, të cilat ai i ka me ish-bashkëshorten Lyudmila.
Të dyja janë sanksionuar nga perëndimi që nga fillimi i Luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila filloi 136 ditë më parë më 24 shkurt.