Babis Anagnostopoulos, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouch vendosi që t’i kalojë të gjithë pasurinë vajzës së tij, Lidia
Sipas një raportimi të Star, vendimi është marrë pak ditë më parë dhe tashmë po zhvillohen procedurat për t’i kaluar gjithçka fëmijës.
Vendimi i Babis Anagnostopoulos vjen në një moment kur prindërit e vajzës së ndjerë po mendojnë seriozisht të ndryshojnë mbiemrin e vogëlushes Lydia.
Babai i Caroline ka deklaruar në një intervistë se do të bëjë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë më Lidian e vogël, e cila jeton me gjyshërit.
Kujtojmë se e gjithë bota u trondit nga vrasja makabre e 20-vjeçares Caroline një vit më parë në shtëpinë e tyre në periferi të Athinës.