Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në një takim ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Joao Gomes Ceavinho.

Pas takimit në një konferencë të përbashkët për mediet, Xhaçka u shpreh se pati kënaqësinë e veçantё të mikpriste në Tiranë, ministrin e Jashtëm portugez, Cravinho në vizitën e tij të parë në Shqipёri, e cila pёrkon dhe me vizitёn e parё nё vendin tonё tё njё Ministri tё Jashtëm pas hapjes sё negociatave tё Shqipёrisё dhe Maqedonisё sё Veriut, si dhe zhvillimit tё Konferencёs sё Parё Ndёrqeveritare me BE, me 19 korrik 2022.

“Kjo datё do tё shenjohet si njё moment historie nё marrёdhёniet tona me Bashkimin Evropian, ku vendi ynё u mbёshtet pa rezerva edhe nga Portugalia mike. Rruga jonë në hapjen e kёtij kapitulli tё ri nuk ka qenë aspak e lehtë. Vitet e fundit jemi pёrballuar me refuzimet për të nisur zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit, më pas u shenjuam nga ngjarje e dhimbshme si tërmetet me pasoja shkatërrimtare, pandemia shkaktoi efekte dramatike globale dhe sё fundmi, por jo më pak nga rëndësia, lufta në Ukrainë tundi themelet e paqes dhe sigurisё evropiane.Përkundër të gjitha këtyre sfidave, vendosmëria jonë për të mbërritur në Konferencën e parë ndërqeveritare ishte e fortë, sepse alternativa jonё e vetme ka qenё dhe mbetet Bashkimi Evropian. Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare nënkupton se BE-ja dhe vendet anëtare të saj, përfshirë Portugalinë, kanë miratuar punën dhe arritjet e qeverisë shqiptare në fushën politike, dhe nё pёrmbushjen e kritereve, si: reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerave evropiane, si orientimi i politikës sonë tё jashtme bazuar në këto parime”, tha ajo.

Në vijim, Xhaçka tha se gjatë takimit pati mundësi të shkëmbente mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve tona, të cilat i vlerësuan si tё ngushta, mbështetëse dhe miqësore.

“Diskutuam mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik, përmes shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, rritjes së bashkëpunimit ndërparlamentar, intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, duke identifikuar fusha konkrete dhe me interes tё ndёrsjellё dhe me kënaqësi konstatova se ndajmë të njëjtat qëndrime. E falënderova, Ministrin Cravinho për kontributin e vlefshёm që qeveria dhe populli portugez i kanë dhënë Shqipërisë në kapërcimin e situatave të vështira të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga ana tjetёr, shpreha keqardhje për humbjen e jetës së shumë qytetarëve portugez, shkaktuar nga stuhia e të nxehtit, e cila ka prekur kontinentin tonë. Kjo situatё nxit nevojën urgjente për të shtuar përpjekjet dhe për të ndërmarrë veprime konkrete për adresimin e sfidave qe mbartin ndryshimet klimatike dhe rreziqet që lidhen me klimën në kontekstin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha ajo.

Po ashtu, Xhaçka shtoi se zhvillimet në Ballkanin Perëndimor ishin një tjetër temë e rëndësishme e diskutimeve.

“Ne vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e Portugalisë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti vizionin realist qё Portugalia ka ndaj rajonit tonё. Bashkarisht ndamё mendimin mbi rёndёsinё e dialogut dhe bashkёpunimit rajonal nё kuadёr tё nismave rajonale. Vlerёsojmë se ato përbëjnë shembuj pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë pasi nxitin paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në interes të Ballkanit Perëndimor. Sigurisht që bashkëpunimi ekonomik rajonal promovon integrimin në BE. Pёr mё tepёr nё njё kohë sfiduese, kur lufta nё Ukrainё është ende larg nga një dritë jeshile për një zgjidhje të afërt drejt paqes, ne mendojmë se rigjallërimi i perspektivës së integrimit evropian të vendeve të rajonit, por edhe tё Ukrainës, do të jetë një instrument efikas për të inkurajuar vazhdimin e reformave dhe forcimin e paqes e stabilitetit nё rajon dhe mё gjerё”, tha ajo.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka u shpreh se diskutoi, gjithashtu mbi intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, në veçanti në kuadrin e Kombeve të Bashkuara.

“Konstatojmë me kënaqësi se në këtë fushë midis dy vendeve tona ekzistojnë të gjitha mundësitë për një bashkëpunim të frytshëm dhe intensiv. Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, Shqipëria është vlerёsuar pёr lidershipin e saj në çështjet sensitive që të trajtohen në agjendёn e Kёshillit, me fokus kryesor lufёn nё Ukrainё. Mora gjitha garancitë se Portugalia do tё vijojё tё na mbёshtesё nё sfidat e agjendёs sonё tё pёrbashkёt ndёrkombёtare. Edhe një herë falenderoj nga zemra Ministrin Cravinho për vizitën e tij në Tiranë, në një moment historik dhe domethënës për ne”, tha në fund Xhaçka.