“Nuk ka dyshim se Rusia do të përpiqet jo vetëm të kufizojë sa më shumë që të jetë e mundur, por edhe të ndalojë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë ”.
Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke nënvizuar se “Rusia nuk ka respektuar kurrë rregullat në sektorin e energjisë dhe nuk do të luajë tani nëse nuk sheh forcë”.
Nga ana tjeter tetë anijet e para të huaja kanë mbërritur në portet e Ukrainës për të eksportuar produkte bujqësore ( sidomos grure dhe miser), ndërsa Marina e Kievit është e angazhuar për të siguruar transport të sigurt.
Shërbimi për shtyp i Marinës ukrainasre e lajmeroi ne gje te tille ne Facebook, duke sqaruar se “me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës, njësitë detare të Forcave të Armatosura garantojnë transportin e produkteve bujqësore me anije civile përmes hyrjes Bystre të kanalit Danub-Deti i Zi”.