Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shkarkoi kryeprokuroren e shtetit dhe kreun e shërbimit shtetëror të sigurisë.

“Sot mora vendim për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme, Iryna Venediktova dhe shkarkimin e kreut të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Ivan Bakanov”, tha Zelensky.

Ai tha se veprimet specifike dhe çdo mosveprim nga zyrtarët në sektorin e sigurisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit do të rivlerësohen.

“Deri më sot, janë regjistruar 651 procedime penale në lidhje me tradhtinë dhe veprimet bashkëpunuese të punonjësve në prokurori, organe të hetimit parakriminal dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit”, shtoi presidenti ukrainas.

”Ndërkohë, Zelenskyy emëroi me dekret Alexey Simonenko si ushtrues detyre të kryeprokurorit”, tha agjencia ukrainase e lajmeve, Ukrinform.