President Volodymyr Zelensky ka uruar homologun e tij amerikan, Joe Biden për për 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë popullit të Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Amerikan Joe Biden !
I uroj popullit mik të Shteteve të Bashkuara paqe dhe prosperitet. Gjithashtu vlerësoj ndihmën e SHBA-së në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të Ukrainës: Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë,’ shkruajti Zelensky në një mesazh në Twitter me rastin e 4 korrikut.
Nga ana tjetër, Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të përgëzojë homologun e tij amerikan Joe Biden për shkak të veprimeve “jomiqësore” të Uashingtonit ndaj Moskës, ka thënë Kremlini.
“Urimet këtë vit vështirë se mund të konsiderohen të përshtatshme,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Politikat jomiqësore të Shteteve të Bashkuara janë arsyeja.”