Nga Elda SHABANI
“ Rinia apo sikurse italianët e quajnë kaq bukur Rezistencë, është fuqia, zjarri, që të jep forcën të duash dhe të krijosh. Kur e ke humbur atë, ke humbur gjithçka.” S. De Beauvoir
Ajo që veshim tregon diçka rreth nesh. Veshja ka zbuluar gjithmonë vlerat dhe aspiratat tona. E megjithatë veshja nuk është modë, veshja është një term që mbart një funksion utilitar. Ajo është një pëlhurë e cila shërben për të mbuluar trupin, ndërsa moda aludon për magjepsjen, tranzicionin dhe avangarden.
Moda është fotografi e kohës sonë. Analiza e trendit për çdo epokë të caktuar ndihmon në zbulimin e vlerave dhe aspiratave të shoqërisë. Është një nga fushat kryesore që na bën të kuptojmë se kur përfundon dhe fillon një brez. Përplasja mes brezave në lidhje me stilin, ka konfiguruar evolucionin e veshjes përgjatë shekullit të 20-të dhe në vazhdim. Moda një histori revolucioni dhe si çdo revolucion heronjt janë Rinia. Stili është një mjet që të rinjtë e çdo brezi e kanë shfrytëzuar për të krijuar dhe shprehur vizionin e tyre unik.
Psh. në SHBA gjatë periudhës të reformimeve të mëdha shoqërore, vitet 1890-1920 “Vajza Gibson” u bë një model i gruas amerikane të klasës së mesme, një ikone e modës. Ajo ishte pa të meta e bukur me një model flokësh voluminozetë njohura më së shumti për korset e tyre në formë S dhe mëngët e këmishave të fryra. Vajza Gibson zotëronte një nur, e ftohtë, dominuese dhe e pavarur në marrëdhënie me meshkujt.
Stili Gibson u imitua në të gjithë vendin. Por për elitën e vjetër Viktoriane, zhgënjimi ishte I madh dhe stilin Gibson e konsideruan si një “rrezik” për shoqërinë. Pastaj erdhën flappers një rrymë e re estetikës. Rreth viteve 1926 gratë të cilat u rritën në një botë që sapo kishte filluar të emancipohej, filluan të veshin veshje të lirshme, pa korse. Gratë të kësaj periudhe adhuruan lirinë e veshjes, stilin androgjen, xhazin, çarlestonin. Ato zëvendësuan gjeneratëne mëparshme duke popullarizuar një stil të ri të flokëve Bob, të cilët provokuan një zemërim të gjerë.
Vitet’30 dhe ‘40 ose vitet e Depresionit të Madh ishin dekada të vështira për ekonominë botërore për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Me mungesa të mëdha materiale, industria e modës u trondit kur Christian Dior prezantoi ” New Look” në 1947.
Veshjet u karakterizuan nga një gjatësi deri në gju dhe voluminoze, xhaketa me bust të vogël dhe linja të harmonizuara të supeve. Silueta e re, hiperbolike dhe radikale, u bë shumë shpejt popullore por jo serioze për brezin e tjetër.Vitet 1960 dhe 1970 ishin dekada të kontrastit të vërtetë në Perëndim me ndryshime revolucionare. Ndërsa situata politike globale në fakt ishte e ndjeshme nga tensionet e Luftës së Ftohtë (1945–91) si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe vendet evropiane përjetuan trazira të brendshme social-kulturore. Në modë, shpërthimi i të rinjve dhe çmenduria e modës, u pasua shpejt nga trendi dhe kultura hipi të viteve ‘60.
Tendencat anti-modë të fillimit të viteve 1970 punk dhe sigurisht fundet mini u quajtën modë skandaloze. Por në termat e marketingut, kjo Modë është karburant që shkakton gjendje të fortë emocionale dhe ka efektet e saj pozitive. Ky rivalitet nënkulturor rezultoi gjatë viteve ‘70 në një nga përmbysjet estetike më radikale në historinë e modës, dhe stili punk ndikoi në shijet dhe botëkuptimin sartoral të brezit te ri.
“Dekada e Lakmisë” përkonin me vitet ’80 për shkak të fuqizimit të biznesit dhe “Ekonomia e Re” ose “Epoka e Internetit” me fillimin e viteve ’90-të.Duke njohur ndikimin e jashtëzakonshëm të industrive të teknologjisë së lartë, Shtetet e Bashkuara ishin të vetmet forcë krijuese në botë, përsa i përket inovacionit ekonomik dhe kulturës popullore. Si rezultat, moda ishte e egër, e tepruar në ngjyra ku paraja dhe Wall Street, dominonin në stilin e jetesës tek të rinjtë e kohës.
Ata adaptuan rryma estetike apo nënkultura si; Friday casual, grunge, stili gotik, sport, catwalk, hippop e shumë të tjera.
Në vitet ’90, lëvizja grunge zbehu magjepsjen dhe lakminë e viteve ’80 me nje look “anti-modë” siç ishte e famshmja këmisha e Kurt Cobain apo supermodelet Kate Moss dhe Naomi Campbell,të cilat tërhoqën pas vetes të gjithë të rinjtë adoleshent, të etur për të imituar një stil minimalist. Sigurisht, ndikimi i heronjve të muzikës grunge si Kurt Cobain, u përballën me paragjykime morale nga brezi i vjetër, i cili pretendonte se look I tyre përfaqësonte një grupim përdoruesish të drogës. Përplasja e brezave mbi stilin është një aspekt i pashmangshëm i evolucionit të modës. Kalimi I stilit nëpër breza, ka efektet e saj positive, pasi ndryshimi dhe perqafimi I një identiteti apo dhe kulture të re është një rilindje e bukur e jetës sonë të zakonshme.
Por sot askush nuk është më I sigurt se çfarë është trend, pasi sot ne po jetojmë një psikozë masive të mediave sociale. 2020 e në vazhdim ka qenë pa dyshim një ndër vitet më sfiduese në kujtesën tonë. TikTok, I cili është bërë një motor joformal dhe i fuqishëm ndikimi, po nxjerr nga errësira estetikën dixhitale dhe po I shërben një audience që mund të mos ketë njohuri të mjaftueshme ose më keq akoma, mund të ketë mungesë të theksuar ndjeshmërie në rrymat e estetikës.
Ndërsa komponentët estetikë dikur ishin pjesë përbërëse e formimit të nënkulturave tradicionale, ata kanë humbur çdo kuptim në këtë trend vizual. Nënkulturat si hipitë, punk dhe modat ekzistonin në kundërshtim të ashpër me rrjedhën kryesore dhe kishin një bosht qëndror. Këto rryma apo trende shpesh kishin një etikë të qartë politike e cila shoqërohej me një stil identifikues veshjeje. Në dukje, sot ka më shumë zgjedhje se kurrë, por më pak autoritet dhe autenticitet.
Viraliteti nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Adoleshentët, për shembull, janë mësuar të provojnë estetikën dixhitale si veshjen dhe të blejnë modë të shpejtë për të përfaqësuar këto shije. Por shumë prej tyre nuk i përshtaten personalitetit, stilit apo dhe aspiratave të tyre. Kjo gjeneratë është më e aftë ta trajtojë kulturën si një shesh lojrash pa kundërshtarë. Nuk ka një arbitër dhe një portë ku të mund të shënjosh për formimin e një identiteti kulturor dhe social. Megjithatë, të vetëdijshëm për këtë fakt, për ta dixhitali është rryma kryesore dhe TikTok Couture shihet për momentin si e vetmja alternative ose ndoshta një nënkulturë e gjeneratës Z dhe brezi oldfashion, I takon të bëjë spektatorin moralist. Të pranosh ndryshimin, është hapi I parë për të ngritur një nënkulturë të Re për të nesërmen, por ajo duhet të jetë jo vetëm modë.