Vijon të jetë ende active vatra e zjarrit e rënë dy ditë më parë në malin e Çikës në Vlorë
Mësohet se deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë shkurre e barishte. Zjarri po përparon në drejtim të Llogarasë, ndërkohë po krijohet një grup për të mbajtur në kontroll flakët që mund të shkojnë në drejtim të Llogarasë.
Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë.