Glesion Bremer është lojtari më i ri i Juventusit. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar afrimin më të ri, teksa ka bërë me dije edhe detajet.Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë, e cila është e vlefshme deri në vitin 2027. Në arkat e Torinos do të shkojnë jo pak por 41 milionë euro.
Ky transferim ka qenë dëshirë e trajneri të Zonjës së Vjetër, Max Allegri. Juventus humbi shërbimet e De Ligt dhe Chiellini, ndërsa e pa të arsyeshme të firmosë me brazilianin.