Mesut Ozil do të vazhdojë të luajë përsëri në Superligën e Turqisë.

Pas largimit me shumë zhurmë nga klubi i Fenerbahce, Ozil tani është zyrtarizuar si lojtari më i ri i BAsaksehir.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, me një postim në Twitter ku ka bërë të ditur se Ish-lojtari i Real Madrid dhe Arsenalit është transferuar me parametra zero në klubin e Basaksehir, i cili këtë sezon do të luajë edhe në Conference League.