Tashmë gjithçka është e zyrtarizuar për të ardhmen e Paul Pogbas. Mesfushori francez është rikthyer në Torino dhe do të jetë pjesë e Juventusit, shkruan Gazeta Express.

Lajmi u konfirmua nga vet klubi italian, i cili publikoi një video të Pogbas, i cili ateroi në Torino.

Pogba shkon si lojtar i lirë në Juventus, pas një aventure te Manchester United.