Qershorin e kaluar, Cristiano Ronaldo mori përsëri frymë i qetë kur gjykatësi mbylli çështjen e përdhunimit të dyshuar të Kathryn Mayorga.
Jennifer Dorsey e kuptoi se avokati i së resë kishte vepruar me “besim të keq”, duke përdorur metoda që kalonin “kufirin e sjelljes etike”, në mënyrë që çështja të vazhdonte.
Por Kathryn nuk u dorëzua kurrë dhe tani ajo ka vendosur ta apelojë këtë vendim. Akuza kërkon të zhbëjë dokumentin në të cilin ka arritur marrëveshje jashtëgjyqësore me Cristiano Ronaldon dhe kërkon pagesën e 63 milionë eurove për dëmshpërblim.
Një pasuri që do t’i shtohej shumës së majme që amerikanja tashmë ka futur në xhep, pikërisht në momentin kur nënshkroi atë kontratë me yllin portugez për të heshtur.
Nga ana e tij, ekipi ligjor i futbollistit po përpiqet të rikuperojë të gjitha paratë që korrespondojnë me kostot ligjore të procesit. Gjithashtu, denoncon faktin se dosjet e hetimit kanë dalë në shtyp për të njollosur imazhin e futbollistit.