Nga Ylli Pata
Në vitin 2014, Partia Demokratike në opozitë propozoi një ligj drastik, drakonian, ku në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë: SHBA dhe BE, arriti të shtyjë për ta miratuar në Parlament.
Bëhet fjalë për ligjin e dekriminalizimit. Ku ndalohej për të kandiduar për deputet, drejtues apo këshilltar i pushtetit vendor, apo edhe në institucionet shtetërore: çdo person që ka pasur një problem me drejtësinë apo policinë; këtu, po sidomos jashtë vendit. Madje, u ndalua që ligji të shkonte në Kushtetuese, pasi sipas të gjitha gjasave do të rrëzohej. Kjo ngaqë, në asnjë vend të botës, nuk i hiqet askujt e drejta kushtetuese për tu zgjedhur dhe emëruar, kur këtë nuk ja ka ndaluar një vendim i prerë gjykate.
Natyrisht që nisma kishte një prapavijë të qartë politike, ngaqë PD dinte që disa ish-eksponentë të saj në disa zona dikur bastione të PD-së, i ishin bashkuar PS-së.
Ndodhi ajo që ndodhi, patëm largime nga Kuvendi, por edhe nga pushteti vendor. Një kosto e fortë politike për mazhorancën më shumë, e cila mori pas vetes edhe zhgënjimin e shumë votuesve dhe përkrahësve të së majtës, që kishin luftuar e ishin përplasur në vite ndaj të fortëve nga ana tjetër, në shumë fushata zgjedhore.
Dy vjet pas miratimit të dekriminalizimit, patëm fazën e dytë të “zbatimit” të tij selektiv nga Prokuroria e Përgjithshme e Adriatik Llallës. I cili tentoi të ndryshojë përbërjen e Parlamentit, në mënyrë që të rrëzohet qeveria e Edi Ramës.
Largohen dy deputetë të LSI-së nga Llalla, ndër të cilët edhe Shkëlqim Selami, thjesht se kishte marrë një kundravajtje penale në Itali për probleme të qarkullimit automobolistik.
“Steka morale” e mbështetësve të kësaj mase ishte mjaft e lartë. Kërkohej që të pastrohej politika nga elementë me probleme dhe precedente penalë këtu edhe jashtë vendit. Brenda kësaj zhurme kishte edhe plot fake news-e të rënda, ku flitej për përdhunues dhe kriminelë të regjur, të cilët sot e kësaj dite janë në punë të vet. Nëse do të kishte qenë realisht kaq e rëndë situata, pra të kishte vendime nga gjykatat jashtë vendit, natyrisht që do të kishte kërkesë për ekstradim, siç ndodh në mënyrë periodike.
Në atë kohë, pala tjetër foli për precedentët penalë të vetë kryetarit të PD-së Lulzim Basha me akuzat ndaj tij të Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe të deputetëve të tjerë, por këto konsideroheshin si justifikime bajate në panelet e zhurmshme të darkës.
Shtatë vjet pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, nga ana e mazhorancës, me zërin e Taulant Ballës, prej kohësh është folur për një implementim të ligjit, edhe me masat që qeveria e SHBA-së apo e shteteve partnere kanë ndërmarrë ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të lartë të Shqipërisë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Që do të thotë, se kush është shpallur “Non Grata” nga SHBA, Britania e Madhe, apo shtete të tjera Perëndimore, të ndalohet që të marrë pjesë në Parlament apo institucionet e tjera shtetërore. Në thelb, çështja është thuajse identike, madje edhe më e rëndë se në rastin e procedimeve penale për kundravajtje, pasi kemi të bëjmë me çështje, që sipas Kodit Penal shqiptar dënohen mbi 15 vjet. Si korrupsioni, ashtu edhe pjesëmarrja në krimin e organizuar, për të cilat Sali Berisha është i ndëshkuar nga qeveria e SHBA dhe Britanisë së Madhe, janë vepra që kanë dënime dyshifrore nga Kodin Penal i Republikës. E krahasim me kundravajtjet administrative, për të cilët Llalla largoi deputetë, janë shumë më të rënda.
Por, kjo kërkesë e mazhorancës konsiderohet si “sulm ndaj lirisë” dhe “pa prova” ndërkohë që në vitin 2014, nuk se u kërkuan prova për të larguar të tjerët, pavarësisht rastit aktual.
Një vit e ca muaj më parë, përpara se SHBA të shpallë Non Grata Sali Berishën, PD zyrtarisht kërkoi që të ndalonte Tom Doshin të kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit me logjikën se është shpallur Non Grata. Sot, thonë SHBA nuk ka prova për Berishën.
Ndërkaq, po në shtator pritet të diskutohet për ndryshimin e ligjit për bashkëpunëtorët e sigurimit, ku të ndalohen që të kandidojnë ata që kanë dosje por që në të shkuarën kanë dalë pa lagur nga dy komisionet” “Mezini” e “Bezhani”.
Nga komentet e palëve të prekura nga këto propozime, është thënë apriori se këto janë masa të papranueshme, edhe pse nuk mohojnë që bëhet fjalë për politikanë të lartë si Berisha e Meta, që janë të përfshirë në korrupsion, krim të organizuar dhe bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit.
fronteve të tjera të sulmeve ndaj qeverisë, për tu munduar të mbyllin hendeqet që kanë hapur rastet e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Por sado që të ketë zhurmë, rastet janë aty. i vetmi mekanizëm normal, është amnistia për dekriminalizimin dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit. Sepse de fakto, këtu kemi pasur një zbatim selektiv të çdo ligji, qoftë të dekriminalizimit, qoftë edhe atë të spiunëve nga ana e Komisioneve “Mezini” e “Bezhani”. Dikush është ndëshkuar, dikush është shpëtuar sipas midesë së pushtetit, duke ofruar dy standard për tu cilësuar njeri me precedent. Përndryshe, kush e prek këtë temë sulmohet egërsisht dhe pa asnjë mëshirë. Ndërsa teza e “tri bandave” të Lubonjës që përsëritet vit pas viti, cilësohet si gjetje…
TemA