Arbana Osmani po shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Moderatorja do të bëhet me vajzë, pas dy djemve.
Ajo i ka kursyer pozat me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale, por nuk i ka shpëtuar dot syrit të paparacëve. “Panorama.plus” ka siguruar disa foto të Arbanës me Xhemin në bllok.
Moderatorja shihet e veshur me një fustan të gjerë në ngjyrë portokalli, teksa të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur.