Newcastle duket se ka planifikuar një mbyllje të bujshme te merkatos, ku ka shënjestruar si objektiva në merkato, 4 lojtarë të Chelsea ku në listë është prezent dhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja.
Sipas raportimeve nga “The Telegraph”, emrat e përzgjedhur janë ata të Callum Hudson-Odoi, Connor Gallager, Christian Pulisic dhe Armando Broja, me këtë të fundit që ka qenë prej disa javësh në vëmendjen e Newcastle.
Dy nga emrat që mund të largohen nga “Blutë” në huazim mund të jenë Hudson-Odoi dhe Gallager për të cilët Çelsi prej kohësh për kërkon një skuadër në Premier Ligë, ndërsa situata e Pulisiç dhe Brojës duket të jetë e ndryshme me Tuchel që duket se ka vendosur t’i mbajë në skuadër duke parë dhe situatën me zgjedhjet e pakta në repartin e avancuar.
Broja është i vetmi lojtar pykë te Chelsea dhe nuk është çudi që në fundjavë në transfertën me Leeds trajneri Tuchel ta aktivizojë si titullar. Sulmuesi shqiptar ka luajtur pak minuta në dy ndeshjet e para, pa mundur të gjejë golin.