Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vizituar bujtinën “Rira” në Rrajcë, e cila ndodhet rrëzë Parkut Kombëtar Shebenik–Jabllanicë.
Balla theksoi se në bujtinë krahas akomodimit mund të shijohen edhe ushqimet e gatuara plot shije dhe këndin me produktet lokale.
Sipas Ballës, kjo sipërmarrje agroturizmi e ndërtuar nga familja Rira, artistë në shpirt e profesion, përbën një shembull të qenësishëm të turizmit të qëndrueshëm, ndërthurur me vlerat kulturore e natyrore të zonës.
”Vila Rira” është e ndërtuar me gurin dhe drurin vendas nga artizanët, duke krijuar ndjesinë e një shtëpie tradite, ku krahas akomodimit mund të shijoni edhe ushqimet e gatuara plot shije dhe këndin me produktet lokale për këdo që dëshiron të marrë me vete shijen e veçantë të këtij vendi magjik. Ku ndodhet? Asgjëkundi tjetër përveç se në Rrajcën e bukur të traditës folklorike dhe UNESCO-s, rrëzë Parkut Kombëtar Shebenik–Jabllanicë. E rrethuar nga gjelbërimi dhe liqene, kjo sipërmarrje agroturizmi e ndërtuar nga familja Rira, artistë në shpirt e profesion, përbën një shembull të qenësishëm të turizmit të qëndrueshëm, ndërthurur me vlerat kulturore e natyrore të zonës”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale.