Aubameyang ishte viktima e fundit, pasi që mbrëmë një bandë e organizuar e terrorizoi lojtarin dhe gruan e tijFutbollistët e La Ligës e kanë një problem, pasi që banda të organizuara janë duke i përcjellë futbollistët e njohur. Vjedhja e dhunshme e Pierre-Emerick Aubameyan në shtëpinë e tij në Barcelonë është një nga shembujt e fundit.
Nuk kanë kaluar as dy javë kur sulmuesi i Valencias, Samu Castillejo ishte pre e një vjedhje, por ai fatmirësisht nuk ishte në shtëpi kur aty hynë sulmuesit. Dy sulme brenda tri xhirove. Nuk është rastësi.
Kjo situatë nuk është e re. Futbollistët e Real Madridit dhe Barcelonës janë duke pësuar incidente të njëjta në më shumë së një rast. Casemiros ia plaçkitën shtëpinë me gruan dhe vajzën e tij brenda gjatë një derbi më 2019. Lucas Vazquezit i kishte ndodhur njëjtë derisa ai ishte me familjen e tij në pushime, me Zinedine Zidane dhe Isco që po ashtu janë përballur me të njëjtin problem kur ishin në Real Madrid.
Rasti më i fundit që doli në dritë në rrjetet sociale ishte ai i Mina Bonino, partneres së Fede Valverdes, gjatë pushimeve të saj në Ibiza.“Ata me droguan”, tha Mina për vjedhjen në shtëpinë e saj të verës ku ju vodhën edhe 10 euro.“Agjentët e patundshmërive na kanë thënë që ushqimi mund të jetë helmuar nga shefi i kuzhinës, kështu që ata na dërguan për të bërë teste në spital”.Disa futbollistë të Barcelonës po ashtu janë sulmuar nga banda të organizuara në shtëpitë e tyre. Rasti më i famshëm ishte ai i Gerrard Pique më 2018. Duke përfituar nga fakti që futbollisti i ishte bashkuar Kombëtarës së tij dhe partnerja e tij Shakira ishte në turne, hajnat thyen shtëpinë e tij në Espluges duke vjedhur gjëra të shumta me vlerë.Në të njëjtën kohë, një tjetër vjedhje u krye në shtëpinë e Jordi Albas. Në këtë rast me familjen e lojtarit brenda shtëpisë, hajnat hynë në katin e parë pa e ditur farë gruaja dhe fëmijët e tij. Mbrojtësi i majtë i Barcelonës ishte në stërvitje para ndeshjes së Milanit në Ligën e Kampionëve. Rekomandimet e klubeve për lojtarët
Shumë klube ju kanë dhënë udhëzues lojtarëve të tyre në përpjekje për t’i shmangur lloje të tilla të sulmeve, duke ju kërkuar atyre që t’i forcojnë masat e sigurisë gjatë ndeshjeve apo stërvitjeve dhe t’i shmangën sa më shumë të qenurit në qendër të vëmendjes.
Marca ka kontaktuar burime të policisë për ta përcaktuar shkallën në të cilën lojtarët kontrollohen nga këto banda të cilat kërkojnë që të fitojnë lehtë para.
“Janë objektiva të lehta që të kontrollohen”, thotë policia.
“Tërheqin shumë vëmendje. Kanë makina luksoze, argjendari, ora, rrjete sociale. Ata janë djem të ri të cilët sjellin ndonjëherë në shtëpi njerëz dhe këta njerëz tregojnë çfarë ata kanë parë”.
Ky nuk është një fenomen i ri, por një dhunë në rritje që është parë me dekada, e cila është pasojë e asaj që po ndodh momentalisht në qytete të mëdha ku hajnat me tendenca dhune janë rritur. Nuk bëhet fjalë gjithmonë për banda me origjinë nga vendet e huaja, por këto janë banda shumë të organizuara që kanë origjinë nga Europa Lindore.
Alarmet, diskrecioni, kontrolli i rrethinës, sigurimi privat dhe njohurit për të dhënë informacione të sakta për çdo lëvizje të tyre zakonisht ndihmon për t’i reduktuar këto sulme që janë duke i frikësuar shumë futbollistë të cilët jetojnë në rrethina të qyteteve të mëdha.
“Mos e ekspozoni jetën e juaj private në rrjetet sociale”, ishte mesazhi që Real Madridi ia kishte dhënë lojtarëve të tyre kur filluan vjedhjet.
Fakti që vetë lojtari apo gruaja e tij tregon fotografi nga shtëpitë e tyre dhe lokacioni do të thotë që i ka dhënë hajnave mjaftueshëm informata që të kryhet një vjedhje.
Grabitja e pamëshirshme në shtëpinë e Ashley Cole
Një ndër rastet e grabitjes së një profili të lartë të futbollit ishte vjedhja në shtëpinë e Ashley Cole më 2020. Ish mbrojtësi i Anglisë, i cili është pensionuar nga futbolli në moshën 38 vjeçare, në gusht të vitit 2019, ishte vjedhur nga individ me maska në shtëpinë e tij në Fetcham, Surrey në janar 2020.
Në këtë vjedhje të dhunshme që ndodhi më 21 janar 20, më shumë së gjashtë hajnë “të veshur me veshje kamuflazh dhe maska” vodhën nga ai një sasi të madhe të arit.
Cole ishte lidhur për një karrige gjatë vjedhjes dhe ishte tronditur nga kjo vjedhje. Më shumë së dy vite pas incidentit, Mirror raporton që hajnat e kanë kërcënuar atë që do ja presin gishtat.
Në gjyq për vjedhjen, i cili u mbajt në Gjykatën e Kurorës në Nottingham, thuhet që Cole ishte lidhur dhe me thikë në fyte ishte kërcënuar nga hajnat para partneres së tij dhe dy fëmijëve, e ku njëri prej hajdutëve ju kishte sugjeruar shokëve të tij që “t’ia presin gishtat”.