E njoftoi në rrjetet sociale dhe e realizoi! Beniada Nishani udhëtoi drejt New York-ut për të realizuar një set fotografik me fotografin e njohur Fadil Berishan.

Gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta postimet e modeles në Instagramin e saj, mirëpo njëri nga ato ka marrë një vëmendje të madhe. Imazhi i komentuar, shfaq ish-banoren e Big Brother Vip me një fustan të gjatë të zi, ku në njërën anë Beniada ka zbuluar shalën.

Është e dukshme që modelja në këtë foto ka pozuar pa të brendshme.

Më herët bukuroshja publikoi një video ku tregonte ndërtesat e larta të New York-ut dhe në sfond dëgjohej kënga e famshme arabe “Nour El Ein”. Mirëpo ajo çka ra në sy ishte se krahas videos ish-banorja shkruante: “Habibi (dashuria ime) ku je?”.

Nuk dihet nëse Beniada po ‘tentonte’ ta gjente dashurinë në New York apo i mungonte dikush.

Sa i përket jetës sentimentale, Nishani ka treguar dhe më parë se është tradicionale, duke zbuluar edhe karakteristikat që shikon tek një djalë. Sa i përket ekperiencës në BBV, ajo tha se lidhja me dikë thjesht nuk ndodhi ndërsa për personazhet që krijojnë romanca në formate të tilla ajo tha se e bëjnë për më shumë famë.