Në takimin me ekspertë dhe pronarë të biznesit të vogël, Sali Berisha ka kujtuar kohën kur ishte kryeministër duke thënë se në oborrin që priti Xhorxh W.Bush, Rama ka planifikuar të vendosë një instalacion druri me vlerë 4 milionë euro.
“Pak metra larg nga këtu është një oborr i vogël në kryeministri. Në atë oborr unë kam pritur njeriun më të fuqishëm të planetit, Xhorxh W. Bush. Ai oborr është shumë i përshtatshëm.
U zhvillua një nga ceremonitë më të mëdha. Në atë oborr sot Edi Rama do të instalojë një instilacion druri, 4 mln euro.
Këta janë të shkëputur, kanë urrejtje ndaj qytetarëve. Më vjen keq që po flas këtu, por po ua them ju. Kam qëndruar 8 vite me një ‘Benz’ të të ndjerit Marko Bello. Ishte fare në rregull dhe atë makinë unë mora kur u bëra kryeministër. Këta nuk dinë ç’bëjnë.4 mln euro instalacion druri. Ky është një nga rastet sepse seria është shumë e madhe, sepse drejtësia nuk funksionon”, tha Berisha.