Raportohet se është rritur në 32 numri i personave që kanë humbur jetën në Gazën nën bllokadë në të cilën Izraeli kryen sulme që nga 5 gushti.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës thuhet se në sulmet e Izraelit kundër Gazës kanë humbur jetën 32 persona, përfshirë 6 fëmijë dhe 4 gra. Po ashtu ndahet informacioni se numri i të plagosurve është rritur në 253 por që nuk janë dhënë detaje lidhur me gjendjen e tyre.
Sipas lajmeve në shtypin palestinez, të paktën 4 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në rajonin Jabalia në Rripin e Gazës.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee nga llogaria e tij në median sociale ka ndarë pamjet e një rakete për të cilën pretendon se është hedhur nga Xhihadi Islamik dhe ka rënë në një pikë brenda kufijve të Gazës. Ai mbron idenë se pamjet në fjalë janë regjistruar në rajonin Jabalia.
Ushtria izraelite në një deklaratë nga llogaria e medias sociale ka mbrojtur idenë e saj se ka filluar një hetim lidhur me ngjarjet e shënuara në Jabalie dhe se në rajon nuk ka zhvilluar ndonjë operacion.
Ndërkohë nga grupet palestineze nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me ngjarjen.
Ushtria izraelite më 5 gusht filloi sulmin e saj kundër objektivave të Lëvizjes së Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës nën bllokadë.