Bruno ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit ku një ndër pyetjet që tërhoqi vëmendje ishte nëse ai do dëshironte të rikthehej me ndonjë nga ishat e tij e dukej se pyetja i referohej romancës së tij me Anën.
“Jo jo, do të doja të rikthehesha tek vetja në atë kohë, kur qeshja me të madhe dhe nuk më dukej dobësi të ndjeja”, u përgjigj Bruno dhe e shoqëroi përgjigjen me disa vargje:
“Ajo me mori në telefon dhe më tha: Dua që ti të vuash, e ke shumë të lehtë. Ty nuk të intereson asgjë, dua që ti të vuash. Në fakt: Nuk jam aq budalla sa të sfidoj zemrën kështu që fillova të vuaj menjëherë”.