Pas 9 sezonesh pjesë e Real Madrid, një prej tyre i huazuar te Porto, braziliani Casemiro në mënyrë surprizë ka vendosur të largohet. Edhe pse nuk flitej për një tratativë ai ka kompetuar transferimin e tij te Manchester United, që në dy ndeshjet e para të Premier League ka marrë dy humbje.

Për këtë transferim Real Madrid ka marrë direkt 60 milionë euro, ndërsa 10 të tjera të do jenë në formë bonusesh. Sakaq vetë 30-vjeçari ka firmosur me ‘djajtë’ për 4 vitet e ardhshme, ndërsa brenda 48 orëve pritet të bashkohet me skuadrën e re.

Largimin e tij e ka konfiruar edhe trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti, i cili gjithesi nuk i ka kërkuar klubit që ta zëvendësojë në merkato.

“Kam folur me Casemiro-n. Ai do të provojë një aventurë të re dhe unë e kam kuptuar vendimin e tij. Negociatat po vijojnë por ka vendosur të largohet nga Real Madrid. Ne e duam shumë atë dhe respektojmë planet e tij. Nuk do jetë me ne në ndeshjen e së shtunës.

A do marrim zëvendësues? Kemi firmosur me Tchouameni dhe ai ishte nga më të mirët që tregu ofronte. Pastaj kemi Toni Kros dhe Camavinga, në total janë 6 mesfushorë. Kanë kualitet dhe mendoj se mjaftojnë për një sezon.”