Talenti italian i Interit, Çezare Ksadei do të bashkohet me Çelsin këtë verë dhe do të jetë lojtari më i ri i “Bluve”.
Siç raportojnë mediat italiane, mesfushori 19-vjeçari ka zgjedhur Londrën si destinacionin e tij të radhës, me klubin e Premier Ligës që mundi kështu konkurrencën me Nisën dhe Sasuolon.
Ai do të firmosë një kontratë 6-vjeçare dhe tashmë priten dhe detajet e fundit mes dy klubeve, me Çelsin që do t’i paguajë zikaltërve 15 milionë euro plus bonuset.