Këngëtarët shqiptarë akuzohen së shumti për blerje klikimesh, këto akuza zakonisht vijnë nga vetë kolegët e tyre. Po kjo e fundit ka ardhur nga një fans, pikërisht aty ku nuk e prisnim tek Dafina Zeqiri. Pas akuzës Dafina nuk ka ngurruar të kundërpërgjigjet duke ndezur debat mes saj dhe komentuesit në rrjetin social Twitter. Dafina ka replikuar në komentin e ndjekësit ku shkruhej: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.


Këngëtarja shkruan se ajo nuk ka nevojë të blejë klikime pasi po bën këngë të mira dhe publiku ia di vlerën.

“Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”- është kundërpërgjigjur Dafina.

Pas publimit të këtij secreenshot-i të bisedës së tyre, Dafina ka shtuar: “Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”.