“Fundi i përvojës së Memphis Depay me Barcelonën duhet të konsiderohet i ardhur”. Këtë e ka bërë të ditur e përditshmja katalanase “Sport”, shumë e afërt me çështjet e shtëpisë Blaugrana.
Mbi të gjitha: “Juventus dëshiron të zyrtarizojë sot sulmuesin holandez që do të shërbejë si mbështetje për Dusan Vlahovic”.
Në këtë kuptim, marrëveshja mes dy klubeve, me Juventusin që do të heqë dorë nga shlyerja e bonuseve të Miralem Pjanic me fanellën blaugrana, ishte vendimtare.
“Tani, – shton ‘Sport’, – menaxheri i Depay po punon me Barcelonën për të gjetur një marrëveshje të shpejtë për përfundimin e kontratës, pasi të ketë arritur akordin final me klubin e Juventusit”.