Ish-futbollisti i Mançester Junajtid Rajan Gigs ka dalë para gjykatës ditën e djeshme (17 gusht), i paditur nga ish-partnerja e tij Kejt Grevil për sulm dhe përndjekje.
Gjatë gjyqit që u zhvillua, u zbardhën emaile-t tronditëse që Gigs i kishte dërguar ish-partneres së tij pasi ajo e bllokoi në rrjetet e tjera sociale.
Ish-futbollisti gjithashtu akuzohet për sulm ndaj motrës më të vogël të Greville, Ema.
Greville u zhvendos në shtëpinë e Giggs në mars të vitit 2020 pasi Britania u fut në izolim , por ajo e përshkroi kohën e saj të jetesës me ish-menaxherin e Uellsit si ‘ferr’. Ajo zbuloi se i dha fund bashkëjetesës me të në muajin qeshor.
Në disa nga mesazhet që u publikuan në Gjykatën e Mançester, Gigs shkruan: “Kurrë nuk kam qenë afër të dua dikë tjetër siç të dua ty. Personin me të cilin kam pasur më shumë lidhje nuk e kam më. Këto nuk janë vetëm premtime të rreme. Dua ta them, tani pusho së qeni fëmijë dhe më telefono të lutem. Përndryshe do të të ndjek si i çmendur, dhe ti e di sa i mirë jam në këtë [emoji të buzëqeshur]. Dhe unë do të vij te ti dhe do të futem brenda! Ose do të pres derisa të dalësh. Mezi pres të dëgjoj nga ty, Ryan.
Email-et e tjera të dërguara nga ish-ylli i futbollit e përshkruanin zonjën Greville si një ‘femër të tmerrshme’ duke e përsëritur disa herë urrejtjen e tij për partneren.
Giggs gjithashtu i tha asaj se ai ishte zemëruar sa po ‘frikësohej’ se çfarë ishte në gjendje të bënte.
“Mënyra se si më ke trajtuar dhe mënyra se si je sjellë nuk do ta harroj kurrë”, shkruhej në një email.
“Një femër e tmerrshme, e tmerrshme. Njësoj si [ish-gruaja e Gigs, Stejsi Koke], saktësisht e njëjta gjë. Ti nuk e meriton të jesh prind”- shkruan ish-futbollisti.
Një mesazh tjetër thoshte: “Jam kaq i çmendur tani sa po e tremb veten sepse mund të bëja gjithçka. Unë në fakt të urrej për atë që më ke bërë. Te urrej. URREJ URREJTJE URREJTJE.”
Në Gjykatë, Gigs mohoi sjelljen kontrolluese dhe mbytëse kundër Greville, midis përgjatë gushtit të vitit 2017 dhe nëntorit 2020. Ai mohoi gjithashtu akuzat se e ka sulmuar ish-partneren e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe sulmin ndaj motrës së saj më të vogël Ema Greville.