Në pak kohë ata u bënë emrat më të komentuar në show bizz. Bëhet fjalë për Bora Zemani, Donald Veshaj si dhe Beatrix Ramosaj. Pas ndarjes nga Beatrix, çifti Bora-Donald janë kapush shpesh nga ndjekësit në aktivitete të ndyshme së bashku por edhe duke kaluar pushimet në jug të vendit së fundmi.
Donaldi ka vendosur t’i përkushtohet përveç aktrimit edhe muzikës.Përveç koncerteve Donaldi është duke përgatitur edhe projekte të tjera muzikore. Nuk është një sekret tashmë që muza e frymëzimit të aktorit është Bora Zemani.
Siç është ky i fundit që pritet të lançohet së shpejti.
Me anë të një postimi në Instagram, Donaldi ka ngacmuar fansat duke shkruar një rrjesht nga kënga e re.
“Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, janë fjalët që menjëherë fansat i kanë interpretuar si dedikim për Borën.
Mirëpo krahas adhuruesve të çiftit Donald-Bora, të cilët thonë që është dedikimi i rradhës për moderatoren, të shumtë kanë qenë edhe komentuesit që e akuzojnë aktorin se për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së Beatrix Ramosajt “Faj”, që ishte një dedikim për Donaldin.
“Sy në sy pa fjalë po më kupton”, shprehej këngëtarja në tekstin e asaj kënge