Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa feston sot ditëlindjen. Artistja mjaft e suksesshme mbush 27 vjeç.
Në rrjetin social “Instagram”, ajo ka publikuar së fundmi disa foto ku tregon edhe se si ndihet sot që ka mbushur 27 vjeç.
“27-ta ndihet sikur parajsë. Faleminderit për urimet e ditëlindjes”, shkruan ajo krah fotove
Dua Lipa zbulon se si ndihet në këtë 27-vjetor të lindjes së saj!
Dua është shfaqur shumë sensuale në postimet e fundit. Ajo shihet e veshur me bikini dhe duket thjesht një yll.
Pas suksesit edhe këtë vit të “Sunny Hill Festival” në Kosovë, Dua Lipa mori ca ditë për veten e saj dhe nuk është larguar nga origjina.Në rrjete sociale, këngëtarja ka treguar më herët se po shijon plazhet e jugut ndërsa përshkrimi i fotos së saj mori gjithë vëmendjen:
“Albanian girl in Albania” (Vajzë shqiptare në Shqipëri)
Kujtojmë se Dua Lipa u nderua nga presidentja e Kosovës me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Vjosa Osmani publikoi më herët në Instagramin e saj foto nga ceremonia.
Postimi i plotë:
“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë.
Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.
Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.”