Ambasada amerikane ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e shfaqjes që do të dhurojnë fluturimi i këtyre dy avionëve ushtarakë.
Incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, Berisha: Cenim i madh për sigurinë kombëtare, i bërë nga Rama
“Dy avionë amerikanë B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot dhe të gjithë jeni të mirëpritur t’i ndiqni! Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO.”,thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve.
Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Evropës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.
Për 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, kryeministri Edi Rama organizoi një koncert të madh në sheshin ‘Skëndërbej’ rreth një muaj më parë. Ndërsa u kremtua edhe çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Home Lajme Aktualitet Dy avionë ushtarakë amerikanë do fluturojnë sot mbi Tiranë, Ambasada fton qytetarët...