Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu nuk ishin parë bashkë dhe ndjekësve u kishte rënë në sy ky detaj. Ato pyetën Arbanën pse e ka lënë Xhemin pas dore dhe moderatorja tregoi se ajo kishte shkuar në Milano me një shoqe të re.

“Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të re, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”- ishte përgjigja e Arbanës. Ndërkohë Xhemi shkroi: “Pasojat e të lënit pas dore janë këto”.

Sot Xhemi është rikthyer në Shqipëri dhe është takuar me Arbanën. Arbana postoi një foto në Instagram krah Xhemit duke e fotografuar teksa konsumonte ushqim.

“E paska lënë pa ngrënë ajo tjetra”, shkruan Arbana duke shkaktuar të qeshura.