Një i mitur 2-vjeçar në Levan të Fierit ka humbur jetën pas dëmtimeve të marra në kokë.
Ka qenë një bombul oksigjeni pranë vendit ku vogëlushi po luante, ajo që ka shkaktuar edhe dëmtimet fatale që çuan deri në ndarjen nga jeta të 2-vjeçarit.
Gazetari Ervi Kuçi raporton për BalkanËeb se ngjarja ka ndodhur në një familje rome në Levan të Fierit
Mësohet se kryefamiljari merrej me grumbullimin e metaleve, mes te cilave ndodhej edhe një bombul e vjetër oksigjeni, të cilën e kishte gjetur mes mbetjeve te tjera.
Bombulën e kishte vendosur bashkë me disa metale të tjera, ndërsa do t’i shiste ditën e nesërme. Mësohet se djali ka qene duke luajtur pranë vendit ku ndodhej bombula e vjetër, ajo ka rrëshkitur dhe i ka rënë në koke.
Menjëherë fëmija është shoqëruar për në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.