Emri i C.Ronaldo-s vijon të lakohet fuqishëm në tregun e transferimeve, kjo për vetë faktin se ylli portugez po insiston të largohet nga Man.United, shpreson ta bëjë diçka të tillë brenda 31 gushtit.
Mes shumë hipotezave, në listën e ekipeve të përfshira, është dhe B.Dortmund. Orët e fundit kanë qarkulluar lajme se mes përfaqësuesit të CR7 dhe drejtuesve të B.Dortmund ka pasur kontakte, diskutime, mbi mundësinë e transferimit të portugezit në Bundesligë.
Kaq ka mjaftuar që aksionet e klubit të Dortmund të rriten me 2,3% në bursë, e të mendosh që për momentin nuk ka asgjë konkrete. Sigurisht nuk është e lehtë që një klub si Dortmund të përballojë kostot e transferimit të Ronaldo-s, mbi të gjitha kërkesat e tij ekonomike, por gjithçka mund tw ndodh duke parw insistimin e CR7 pwr tu larguar nga “Old Traford”.