Eliona Pitarkën nuk do ta shohim më në Klanifornia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale.

Teksa një ndër ndjekësit e ka pyetur se kur fillon “Klanifornia”, aktorja është përgjigjur se nuk ka informacion pasi nuk do të jetë në sezonin e ri.

“Në fakt nuk kam informacion të saktë për datën, pasi unë nuk do të jem më pjesë e Klanifornias, uroj të shihemi së shpejti në projekte të tjera televizive”, ka shkruar Eliona.
























