Shqipëria është një ndër shtetet tipike në Europë që nuk ka një listë karakteristike të emrave të fëmijëve, ndryshe nga fqinjët tanë. Në Shqipëri mund të gjesh një mori emrash që burojnë prej besimit, paaardhësve, bashkimeve të emrave dhe sidomos nga telenovelat.
Për shembull, duket çudi por në Shqipëri janë më shumë se 1 400 të rinj që quhen “Horgito” apo “Orgito”, një emër që u përhap shumë prej një telenovele të famshme në fillim të viteve 2 000.
Ndërkohë, në një listë të bërë gati nga “AlbanianStats” vërehet një lloj tjetër emrash që u janë vënë sëfundmi fëmijëve në lagjet e qendrës së kryeqytetit, siç janë njësia nr.10, ajo nr.5, etj.
Sipas kësaj liste, emrat më të përhapur për djem janë “Ted”; “Edgar”; “Glen”; “Bjorn”; “Lorin”, ndërkohë që emrat më të përhapur për vajza janë: “Lorna”; “Holta”; “Hilda”; “Juna”; “Ines”, etj.
Emrat më të përhapur në lagjet e qendrës së Tiranë.